Skoci – Kreu nacionalist paralajmëron një referendum të ri për pavarësi

Kryetari i Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), Angus Robertson, deklaroi mbrëmjen e së martës se do të bëhet një referendum i ri për mëvetësinë e Skocisë nga Anglia.

SNP-ja kishte fituar 31 nga 56 mandatet e rezervuara për Skocinë në Parlamentin e Britanisë së Madhe në zgjedhjet legjislative të qershorit.

Një tjetër referendum për pavarësimin e Skocisë ishte mbajtur në vitin 2014, por rezultati i tij ishte kundër shkëputjes.

Por me fillimin e procesit të Brexit-it, i cili parashikon divorcin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, në Skoci u ngritën sërish në rend të ditës kërkesat për pavarësi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne