Skocia mund ta braktisë Britaninë dhe t’i bashkohet Kanadasë

Skocia do të duhej t’i bashkohej Kanadasë nëse vendosë ta braktisë Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit, sugjeron një autor.

Ken McGoogan tha se kjo ide ka kuptim pasi në kohën moderne avancimet teknologjike i kanë bërë kufijtë gjeografik “të padukshëm”.

Nëse Skocia do të bëhej provincë e Kanadasë, do të ishte provinca e tretë më e madhe dhe do të përbënte 12% të popullsisë, krahasuar me 8% që përfaqëson në Britani, shkroi autori kanadez në një koment për gazetën ‘The Glove and Mail’.

Ai shtoi se vendi do të kishte shumë më tepër autonomi nën sistemin provincial të Kanadasë, transmeton Gazeta Express.

“Jo, Skocia nuk do të bëhej plotësisht e pavarur”, shkroi ai. “Por edhe si provincë kanadaze, do të kishte më shumë fuqi se që ka tani”, tha ai./Expressi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress