Rajoni

Songul Ozan, ambasadorja e porsaemëruar e Turqisë në Mal të Zi

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq ka pritur në një takim Ambasadoren e porsaemëruar të Republikës së Turqisë në Mal të Zi, Songul Ozan. Ministri Darmanoviq i uroi mision të suksesshëm diplomatik, duke veçuar marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira midis Malit të Zi dhe Turqisë. Ai i ka vlerësuar lartë përkrahjen që Turqia i ka dhënë Malit të Zi në anëtarësimin në NATO, si dhe ndihmesën e madhe që jep TIKA, e cila ka realizuar një mori projektesh në fusha të ndryshme në mbarë Malin e Zi. Nga ana tjetër Ambasadorja Ozan ka shprehur kënaqësinë e saj në marrëdhëniet partnere midis Malit të Zi dhe Republikës së Turqisë dhe theksoi gatishmërinë që gjatë mandatit do të angazhohet në avancimin e këtyre marrëdhënieve duke u fokusuar në lëmin e turizmit dhe bashkëpunimit ekonomik. Po ashtu bashkëbiseduesit kanë përshëndetur aktivitetet e qendrës kulturore turke “Yunus Emre” në Podgoricë. Të theksojmë se Ambasadorja Songul Ozan vjen në Mal të Zi, pas punës disavjeçare dhe mjaft të suksesshme të Ambasadorit Serhat Galip, i cili vlerësohet lartë për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Malit të Zi dhe që për angazhim të veçantë në prag të përfundimit të misionit të tij diplomatik u dekorua me mirënjohje të veçantë nga presidenti i malit të Zi, Millo Gjukanoviq./ trt

OPINIONE