Danon: Plani i ShBA-së për Lindjen e Mesme do të publikohet pas zgjedhjeve në Izrael

Përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB, ambasadori Deni Danon (Danny Danon) pretendoi se plani i paqes për Lindjen e Mesme i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) do të publikohet pas zgjedhjeve të përgjithshme në Izrael që do të mbahen në prill.

Në deklaratën e bërë në interes të gazetarëve, ambasadori Danon tha se pas bisedimeve të zhvilluara me Uashingtonin nuk presin që plani i paqes për Lindjen e Mesme i Presidentit Donald Trump të publikohet deri pas zgjedhjeve të përgjithshme në Izrael.

Duke e cilësuar si “mendjemprehtësi” shtyrjen e publikimit të planit, ambasadori Danon tha se palestinezët duhet ta dëgjojnë dhe negociojnë atë.

Në lidhje me publikimin e planit në fillim të vitit 2019, përfaqësuesja e përhershme e ShBA-së në OKB, ambasadorja Niki Helli (Haley) ka thënë se “Për dallim nga iniciativat e mëparshme ky plan nuk përbëhet vetëm prej disa faqeve me udhëzime të paqarta dhe të paparashikuara, por ka më shumë dhe përmban më shumë detaje. Ai me vete sjell edhe elemente të reja në këtë temë duke shfrytëzuar botën e re të teknologjisë në të cilën jetojmë. Plani merr parasysh faktin se realiteti i Lindjes së Mesme ka ndryshuar në mënyrë drastike. Ai përqafon faktin se gjërat që nuk mund të bëhen më parë mund të bëhen sot”.

Ndërkaq përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Riyadh Mansur për planin e administratës së Trumpit për Lindjen e Mesme ka thënë se nuk ka asnjë shans për sukses dhe do të dështojë posa të publikohet./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne