Bota

Soros i padëshirueshëm edhe në Itali

Në një postim në Facebook, lideri i partisë politike italiane “Lega Nord” akuzon mandatin Xhorxh Soros se është në qendër të një plani pro emigrantëve.

Një emër më shumë në listën e “armiqve” të Matteo Salvini: ai i Xhorxh Soros, financuesi me origjinës hebraike, që është vënë në qendër të akuzave se synon të zëvendësojë popujt e Europës me ata të botës së tretë. “Soros dhe milionat e tij pro klandestinëve do të ndalohen, person (dhe para) të padëshiruara”, shkruan sekretari i “Lega” në faqen e tij në Facebook teksa shpërndan edhe një link që të çon në një artikull që flet për Sorosin.

Në lajmin e shpërndarë nga Salvini raportohet se Fondacioni Shoqëria e Hapur e Sorosit, mbështet shoqatën Asgi (Shqoqata e Studimeve juridike mbi emigracionin) në Itali, që shpesh ka paditur kryebashkiakët e partisë “Lega” dhe ata të qendrës së djathtë që kanë miratuar dekrete kundër emigrantëve.

Në vijim, Salvini flet për programin e tij elektoral.

Teka rikthehet sërish te Soros, ai shprehet se në fushën ndërkombëtare, e admiron shumë Austrinë, Poloninë, Rusinë dhe Hungarinë, “të cilat kanë ditur të mbrojnë kufijtë dhe kulturat e tyre”.

Pikërisht Hungaria dhe qeveria e Viktor Orban, prej kohësh angazhohen në një luftë kundra Sorosit. Përmes një fushate publike, e kanë deklaruar person të padëshiruar dhe e kanë akuzuar si inspirator i një plani që do të shkatërrojë rendin ekonomik dhe politik në Europë përmes emigracionit. Sorors, i lindur pikërisht në Hungari me prindër hebrenj, u arratis nga kampet naziste të përqendrimit dhe arriti të shpëtojë bashkë me familjen e tij. Në Londër u diplomua për ekonomi dhe prej aty filloi ngritjen e tij financiare.