Soros: BE po shkatërrohet, Rusia po forcohet

George Soros ka deklaruar se Bashkimi Evropian është në prag të rënies, ndërsa Rusia sipas tij, po bëhet “një pushtet nacionalist i rilindur”.

Manjati amerikano-hungarez, i cili drejton Fondin Soros prej  26 miliardë dollarësh dhe kryeson bordin global të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur (OSF), deklaratat e tij i bëri gjatë një interviste për “Financial Times”. Soros pretendon se nacionalizmi tani është bërë “ideologjia mbizotëruese në botë”, duke synuar 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. “BE është një institucion në prag të një shkatërrimi”, pohoi ai. “Dhe Rusia është tani fuqia e ringjalljes, e bazuar në nacionalizëm”. Soros drejton një rrjet të gjerë organizatash me ndikim të madh në vende të ndryshme të botës dhe njihet si organizatori i të ashtuquajturve revolucione me ngjyrë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne