Slogane anti islame dhe nje kukull pa kokë u vendosën para një xhamie në Amsterdam

Një kukull me koke të prerë dhe nje slogan islamofob u la përpara një xhamie në kryeqytetin holandez Amsterdam nga një grup ekstremistësh të ekstremit të djathtë, deklaroi kreu i xhamisë të enjten.

E djathta ekstreme ‘Rechts in Verzet’ mori përgjegjësinë për vendosjen e sloganit anti-islam dhe të kukullës pa kokë para Xhamisë Emir Sultan në Amsterdam.

Duke folur për Anadolu Agency, kreu i xhamisë Kamber Şener e dënoi incidentin dhe tha se kishte pasur shumë ekstremistë të ekstremit të djathtë që u përpoqën t’i frikësonin muslimanët.

Sener tha se ishte hera e parë që hasnin një incident të tillë dhe shtoi se për rastin ishte nisur një hetim.

Slogani i varur jashtë xhamisë lexonte: “Islami duhet të ndalet. Nuk duam xhami të lidhur me Erdoganin në Amsterdamin verior”./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne