‘Soros & son’, shkruesit e historisë sonë 11-vjeçare me kukullën e tyre Rama

Nga Ndriçim Kulla

Më në fund shumë gjëra po bëhen edhe më të qarta në lidhje me fatin e regjimit të Edi Ramës. Para do kohe ai u duk sikur fitoi mbështetjen e Sekretarit të Shtetit Blinken, që erdhi si nga qielli, për ta mbështetur dhe përgëzuar për korrupsionin e madh që ka bërë dhe të këqijat që i ka krijuar këtij populli në prag të dënimit te McGonigal nga drejtësia amerikane.

Të gjitha boritë e trumbetat e mjeteve të propagandës e brohoritën këtë lajm, kurse të tjerë menduan se opozitës iu mbyll goja. Gjithçka dukej mister: përse vallë ky segment i administratës amerikane po e trajton kështu Shqipërinë deri n֝ë një  mospërfillje të tillë?

Përse ka shumë vjet që po ia vret e dërrmon opozitarizmin, duke mbrojtur një kukull autokrate siç është Rama, ku bëmat e tij të këqija që kanë mbushur kontinentet po ia shndërron gabimisht në vlera?

Kaq mungesë respekti dhe shpërfillje paska ky njeri dhe kjo pjesë e administratës amerikane sot për shqiptarët?!

Mos vallë ka peshën e vet stabilokracia siç flitet në tym për të shkarkuar në heshtje, spekulimin lobist?

Po, ajo ka vërtet një peshë në qasjet amerikane ndaj vendeve, por nuk është fare thelbësorja.

Opozita e sotme është farkëtuesja më e zjarrtë e politikës amerikane në Shqipëri dhe e marrëdhënieve të shkëlqyera me këtë vend të madh mik.

Dje u përurua baza ajrore ushtarake e NATO-s në Kuçovë, një perlë strategjike e rrallë ne rajon për nga vlera ushtarako-stërvitore. Edhe ky interes është i fortë dhe aktual në favor të gjendjes ku gjendet rajoni ynë në raport me luftën ruso-ukrainase, por që gjithsesi nuk shpjegon shumë gjëra. Nuk arrin të shkojë në zemrën e problemit, i cili në shumë drejtime ka arritur deri në nivelin e ” pushtimit”.

Është një term i fortë dhe radikal, por nuk është se ne e kemi kërkuar dhe e dëshirojmë në mënyrë të sforcuar. Aq me tepër me mikun tonë me të madh. Por duket prej administratës amerikane sot për Shqipërinë është arritur të ketë shumë  njëanshmëri gjatë gjithë këtyre viteve, duke vepruar konkretisht në dëm dhe kurriz të opozitës shqiptare dhe çuditërisht duke mbrojtur nga skandalet e shumta të dala në dritë të diellit, regjimin e Edi Ramës.

Atëherë ku është e vërteta, kush e shkruan skenarin e ngjarjeve shqiptare? Ngjarjet McGonigal na dhanë një siguri në këndvështrimin tonë. Janë “Soros and son” shkruesit e historisë sonë 11-vjeçare me kukullën e tyre Rama, që e lëvizin si manekin. Dhe e gjithë mbështetja që i japin me fijet e tyre të shumta në adminstratën amerikane  dhe evropiane, duket se përsëri është hipokrizi.

Edhe Blinkeni, si pjesë e DASH, është domeini i ndikimit të tyre, për arsyen e thjeshtë që na shfaqi ish-presidenti Trump në fjalimet e tij përgatitore, për Super të Martën e djeshme, ku primaret  mbahen në plot 18 shtete.

A e imagjinonit dot që çështja McGonigal që SPAK po orvatet ta zvarritë në errësirë, penalitetin e tij, kompanitë kineze që ai korruptoi së bashku Duçkën, me këshilltarin e Ramës, të arrinin sa të bëheshin kalë beteje në fjalimet republikane, për shpalosjen e korrupsionit të Presidentit aktual Biden?

Ja, ky ka qenë meraku dhe urgjenca më e madhe e Alex Soros e kompani, që ta mbyllnin çështjen McGonigal shpejt e shpejt, me shoueri  njëherë, që ajo të mos arrinte të përdorej në fushëbetejen e garës presidenciale deri në nëntor.

Mirëpo përfshirja e këtij skandali me shumë forcë, deri dhe në shprehjen e tij në gjithë dimensionit e vet te tmerrshëm korruptiv, nga vetë sfidanti Trump tregon jo vetëm se çështja është shumë e nxehtë, por edhe se mund ta ndryshojë ekuilibrin e luftës presidenciale.  Ndoshta ky është misteri i sjelljes së njëanshme  disavjeçare të ambasadës amerikane, që nën ndikimin e efektit Mcgonigal ka arritur të kryeje gabim pas gabimi.

Mirëpo asaj që i druheshin sorosianët në Amerike dhe këtu tani ndodhi. Tanimë nuk ka kush e ndalon dot skandalin të shpërhapet e t’ua djegë  kartat në duart e atyre, të akuzuar përmes këtij skandali, si kërcënuesit e demokracisë. Tanimë ky zjarr i fushatës nuk mund të rrijë pa shkrumbuar dhe këtu, në vendin ku skandali u mbrujt. Le të presim se si do mbrohet rrjeti i stërmadh dhe i stërfuqishëm sorosian, por tanimë fuqia e lirisë dhe demokracisë amerikane është vënë në lëvizje nga Trump, përmes votuesve të tij të shumtë.

Çdo ditë e më tepër ky emër do të buçasë në veshët e tyre me gjithë ligësinë dhe brutalitetin e veprimeve të tij kundra demokracisë në Shqipëri. Dhe një demokraci  të tillë popullore nuk ka Soros që e ndal. Unë besoj te liria dhe demokracia, sidomos amerikane. Ndoshta padashur vota e tyre, na ndihmon edhe ne t’i çjerrim maskën diktatorit tonë në Shqipëri, duke i hequr tokën ku ai mbahet, mbështetjen sorosiane.

Pa të ai është një dështacuk i mjerë, pa të atij i priten krahët e gjunjët dhe zvarritet. Ky ogur i mbarë le të na japë shpresën që më në fund do të vijë dita kur do të mund të përballemi me të jo si Davidi me Golian, po si luani me miun, që nuk do të dijë se ku të futet./syrinet

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne