Abbas dhe Erdogan diskutuan mbi “zhvillimet e fundit në Palestinë, strategjitë për të ndalur agresionin e ashpër izraelit dhe mizoritë kundër popullatës në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Kuds”. Udhëheqësit theksuan rëndësinë e “ndjekjes së një rezolute politike, duke filluar me arritjen e anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB dhe njohjen e shtuar nga kombet e tjera”.
Abbas paralajmëroi kundër “përshkallëzimit të mundshëm të tensioneve gjatë muajit të Ramazanit për shkak të praktikave izraelite dhe pengimit të aksesit të adhuruesve në Xhaminë Al-Aksa”. Ai përsëriti “kundërshtimin e vendosur të Palestinës ndaj zhvendosjes së popullit të saj nga Gaza, Bregu Perëndimor ose Kudsi”, duke theksuar domosdoshmërinë e një tërheqjeje të plotë të Izraelit nga Rripi i Gazës, duke e konsideruar atë një komponent integral të shtetit palestinez.
Presidenti palestinez mbërriti në Türkiye të hënën për një vizitë zyrtare treditore./kohaislame