Soros të shpallet non grata në Shqipëri, shqiptarët e Amerikës të ftohen të votojnë Trump

Nga Basir Çollaku

Në Wall Street sundon aksioma nuk ka drekë falas. Historia “Soros” në Shqipëri nis në vitet 90-të, me shoqata, projekte, investime, në dukje shumë të mëdha, për një vend ekstremisht të varfër, por në përmbajtje do të ishin projeksione shumëfishimi të kthimit të investimeve më vonë.

Atëherë në këto vite, ka filluar njohja dhe miqësia e Edi Ramës me Xhorxh Sorosin, ku u përfshi në Bordin e Fondacionit, për të trashur pushtetet e përfitimet tej hamendjes njerëzore ndër vite.

Po një ndër drejtueset e Bordit, Linda Basha Xhillarin, duket se e licencuan me nxitim të martohej me Ramën para se të bëhej kryeminstër i Shqipërisë, duke diversifikuar faqosjen e tij të çorganizuar publike. Ai ishte i zgjedhuri i fondacionit për të shkërmoqur këtë vend të vogël, e për të trazuar më tej punë të tjera në gadishill e kontinent.

Duart “Soros” dhe të njerëzve të tij në ekonominë modeste shqiptare, nuk dukeshin në kaosin e pafundëm në këtë qoshe ballkanike. Majtistët në Tiranë, kishin tashmë një strehë të fortë mbështetëse, të shoqëruar me financime të bollshme. Ndërsa të djathtët, të prekur disi nga miopia politike, dhe jo strategjia, shkujdeseshin në episode pushteti.Nga koha e Barak Obamës president në SHBA, Hillary Klintonit Sekretare Shteti, por përfundimisht në administratën e presidentit Joe Biden dhe sekretarit Antony Blinken, fuqia e Soros u shumëfishua, aq sa kongresi e senati amerikan, kanë ngritur akuza serioze në adresë të ndikimit të palimit të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë, pasi investiguesit amerikanë zbuluan se ka pasur financime nga USAID, me adresa fundore fondacionin “Soros”

Si u bë Soros “Kryeministër” në Shqipëri dhe kryebashkiak në Tiranë ”

Edi Rama dhe Erion Veliaj zihen me zë e nën zë me njërin tjetrin, kush ta ketë më shumë vëlla Aleks Sorosin dhe shpërndajnë fotot të përqafuar me të, dhjetëra herë më tepër se me familjarët e tyre.

Reforma në drejtësi kryedhurata e fondacionit. Drafti doli nga mbështetja e Ambasadës Amerikane në Tiranë, me logon e fondacionit dhe ata, Bordi Soros, paguan për ekspertët 600 mijë dollarë, sikur qeverisë ti mungonin aq para për këtë nismë drejtësie, paçka se shpenzonte qindra milionë në ziafete abuzimesh.

Reforma u gatua me regji, u larguan nga sistemi të njomë e të thatë, kryesisht veriorë e të djathtë, duke rrethuar institucionet e reja, me hetues të diktaturës, apo kushërinj të qeverisë. Një kompani kanalesh mbikqyrte ndërkombëtarisht reformën, ca të huaj të hetuar e akuzuar për dallavere korruptive, bënin namin ditën se përvëloheshin për ligjin, e natën djersinin nëpër rehati emocionale, si ofertë e pakërkuar.

Dërguan dhe ën Strasburg Darian Pavlin si përfaqësues, një kushëri të Edi Ramës, ish prodhim i fondacionit ndër vite, pa qenë ndonjëherë gjyqtar. Babzia e Ramës për korrupsion nuk matej. OSCE në 2015-tën, në një raport “pa dashje” shkruante se KM shqiptar Edi Rama kishte një pasuri 200 milionë euro të menaxhuar nëpër ofshore nga vëllai tij Olsi. Por shifrat të tilla sot mund të jenë komike. Prokuroria e Posaçme e quajtur SPAK dhe Gjykata e Posaçme kanë nëpër dosje të gjithë qeverinë, duke nisur nga Kryeminstri Edi Rama, i ndjekur nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Rama u përfshi në një shkelje ligjore kur mori pjesë në një aktivtet politik në USA si gruaja e Bilal Shehut një pagesë 80 mijë dollarë për një foto me presidentitn Barak Obama. Zotëria u dënua KM e sajdisën miqtë në viset e ndikimit. Rama u përfshi me kujdestarin e tij të shpallte non grata kreune PD Sali Berisha, për të shuar rezistencën opozitare.

Një firmë nga Sekretari Blinken, një tjetër lidhje e fortë e Soros dhe zhurma mori dhenë. Më pas vjen Charles McGonigal. Korruptimi drejtorit të kundërzbulimit të FBI nga Edi Rama njerëzit e tij zyrtarë, lidhjet me Veliajn e ministrat ishin tashmë në dosjen e drejtësisë amerikane. Apo biznese me rusë e kinezë, gjobvëniet ndaj sipërmarrësve shqiptarë e ballkanas, për ti shpëtuar nga non gratat, e nxjerrë gjoja nga listat e zeza, nxorën kokën e një krimi të madh rajonal me aktorë amerikanë.

Soros, si tutori i Ramës dhe Veliajt u ekspozua në përpjekjen për mbrojtje. Aleks vinte në Tiranë më shpesh se në çdo vend tjetër të botës, përveç SHBA. Befasues ishte dhe është një inters kaq i madh për një vend kaq të vogël, me ndikim të papërfillshëm në gjeopolitikë. Qëndrimi servile kurrizpërkulur kryeministrave të rajonit përballë Soros pa asnjë tagër institucional u bë dekonspirim i kapjes dhe interesave.

Ditën e gjykimit të fajtorit të vetëpranuar McGonigal, mbështetësi Soros solli sekretarin Blinken në një ndalesë në Tiranë. Më pas u bënë samite në Tiranë, ku Soros ishte gjithandej në takime e fotot zyrtare thua ishte ai kryeministri, kryebashkaku, kryespaku, kryegjykatësi. Katër drejtues të drejtësisë së pavarur, mbetën varur të Piramida për të shkëmbyer nga një vështrim e përshëndetje me sekretarin e shtetit në krah të Edi Ramës, duke mos ndarë kë mbështeste të akzuarin e të pandehurit e qeverisë së tij, apo hetuesit dhe gjykatësit të cilët duhet të merrnin vendime të pavarura.

Ata nuk bëjnë ndëshkime ligjore nëse nuk marrin porosi, e kjo nuk quhet drejtësi. Zgjedhjet në SHBA në nëntor, pritshmëritë e rikthimit të presidentit Trump, deklarimet e tij të forta kundër Soros, por edhe përmendja e Charles McGonigal e punëve të tij me rusë e kinezë, kanë sjellë shqetësime jot ë vogla edhe në Tiranë. Kryeministri, kryebashkiaku dhe kryeoligarku edhe i Tiranës, Alex Soros dhe ndihmësit Rama e Veliaj do shesin e blejnë në tregun e ri. Kohë kurbanesh.

Te PD, Berisha është akuzuesi më i madh i Sorosit. Zëra të tjerë janë shumë të rrallë, është e vështirë të hasësh në PD, e kjo është jo fort histori proamerikane. Ky vend po shkombëtarizohet dhe axhenda e fajtorëve ka emra. PD nuk ka përse kompleksohet të premtojë shpalljen non grata, të këtij fondacioni dhe individi, kaq dëmsjellës për vendin. Madje as të fshehin se duan fitoren e aleatit politik Partia Republikane Amerikane kandidatit të saj Presidentit Trump.

Të ftojnë shqiptarët në USA mbështetës e votues të PD të votojnë Trump. Aleati poltik është mes partive, strategjik mes kombeve e qeverive./syritv

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne