Sot dita botërore kundër Skllavërisë

Sot është Dita Botërore për Zhdukjen e Varfërisë, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen kundër formave moderne të skllavërisë, të tilla si shfrytëzimi seksual, puna e fëmijëve, martesat e detyruara dhe rekrutimi me forcë i fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 21 milionë njerëz në mbarë botën – më shumë se gjysma e tyre gra dhe fëmijë – janë të skllavëruar.

Me rastin e kësaj dite, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka dhënë këtë deklaratë: “Çdo ditë, në të gjitha rajonet e botës, gratë trafikohen, shiten dhe mbyllen në shtëpi publike për shfrytëzim seksual. Vajzat e vogla martohen me detyrim dhe keqpërdoren seksualisht. Fëmijët punojnë në miniera dhe thithin pluhur toksik.

Të tjerët rrëmbehen, shndërrohen në ushtarë dhe detyrohen të vrasin e të torturojnë”, ka thënë ai.

Dita Ndërkombëtare Kundër Skllavërisë, 2 dhjetor shënon datën e miratimit, nga Asambleja e Përgjithshme, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjen e Trafikimit të Personave dhe të Shfrytëzimit të prostitucionit të të tjerëve (rezolutës 317 (IV) i 2 dhjetorit 1949).

Fokusi i kësaj dite është mbi zhdukjen e formave bashkëkohore të skllavërisë, të tilla si trafikimi i personave, shfrytëzimit seksual, format më të këqija të punës së fëmijëve, martesës së detyruar, dhe rekrutimin e detyruar të fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.

Më 25 Mars 2007 OKB-ja shënoi 200 vjetorin e Zhdukjes se Tregtisë se Skllavërisë Transatlantike. Kurse ne vitin 2008 Dita Ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të skllavërisë dhe e Tregtisë se Skllaveve Transatlantike u bë një respektim vjetor. /kp/Telegrafi/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne