Sot do të votohet kreu i KLSH, u propozua nga Meta

Në orën 10:00 do të nisë seanca plenare, në të cilën pritet që të ketë diskutime të forta mes deputetëve.

Sipas rendit të ditës, bëhet me dije se titullarët e disa institucioneve të pavarura do të lexojë raportin vjetor e më pas do të ketë diskutime për disa projektligje dhe për dekretet e Presidentit Ilir Meta.

Po sot, bëhet me dije se Kuvendit dotë zgjedh dhe kreun e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Presidenti ka propozuar Arben Shehun, për këtë pozicion dhe në komisionet parlamentare maxhoranca e ka miratuar.

Edhe pse në rend dite nuk janë parashikuar diskutime për zhvillimet e fundit politike, pritet që debatet të fokusohet tek Reforma Zgjedhore dhe tek kriza në Kosovë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne