Avdullah Hoti nesër do të vizitojë Tiranën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë.

Bëhet me dije se Hoti do të pritet nga kryeministri Rama në orën 09:30 të mëngjesit tek Pallati i Brigadave.

Më pas ai ka në axhendë takime me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.

Hoti e paralajmëroi këtë vizitë gjatë takimit me kryeministrin Rama në Prishtinë.

Ky i fundit kreu një vizitë dyditore në Kosovë, lidhur me aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Special ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krīme lufte./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne