Në këtë dosje përveç Veliajt, të përfshirë janë 28 persona dhe shoqëri, përfshirë bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka. Veliaj akuzohet se është përfshirë në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Në GJKKO do të zhvillohet sot në orën 09:00 seanca paraprake për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, nëse do të kalojë ose jo për gjykim. Në këtë dosje përveç Veliajt, të përfshirë janë 28 persona dhe shoqëri, përfshirë bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e Veliajt dhe personave të tjerë, më 10 shtator.
Veliaj akuzohet se është përfshirë në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. Ajo akuzohet po ashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave. Ish-deputetja akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Më datë 3 nëntor Kushtetuesja i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. /shqiptarja


















