Soylu: Rasti Khashoggi, provë edhe për drejtësinë turke

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, tha se rasti i gazetarit të zhdukur saudit, Jamal Khashoggi, nuk është vetëm çështje që ndiqet nga bota, por edhe një provë për drejtësinë e vendit të tij.

“Këtë mund ta apostrofojmë si ‘ngjarja e 2 tetorit’. Nuk është vetëm çështje që na prek ne”, tha Soylu në panelin editorial të AA-së.

Ai theksoi se Turqia ka drejtuar dhe do ta drejtojë rastin Khashoggi në kuadër të masave ligjore, në mënyrë transparente dhe të hapur para opinionit botëror.

“Që nga çastet e apra, Turqia shfaqi në mënyrë të mirë dy gjëra: detyrimet ligjore dhe gjakftohtësi. Ajo zbatoi marrëveshjet ndërkombëtare dhe, në të njëjtën kohë, ndërmori hapa të hapur dhe transparentë”, shtoi ministri turk.

Duke rikujtuar se prokuroria e angazhuar me hetimin ka marrë vendim të inspektojë rezidencën e konsullit saudit në Stamboll, Soylu tha se një gjë e tillë, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare, është e mundur me miratin të shtetit relevant.

“Kemi pëlqim, por nevojitet marrëveshje e përbashkët për të filluar. Pritet kjo marrëveshje e përbashkët. Sikur kjo leje të ishte dhënë më herët, mbase nuk do të kishte debate. Ky hap do të realizohet nga momenti i arritjes së marrëveshjes së përbashkët”, potencoi Soylu.

“Kjo nuk është vetëm çështje që ndiqet nga bota, por njëkohësisht edhe provë për drejtësinë tonë”, shtoi ai.

Në lidhje me pretendimet për ekzistencën e audio-regjistrimeve për rastin Khashoggi, Soylu tha se gjithçka do të shfaqet në fund të procesit ligjor.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne