SPAK “gjueti” për telefonat e politikës, si do përdoret teknologjia për të zbuluar milionat e pushtetarëve

“Pamfleti” prej dy ditësh ka nxjerrë detaje nga një udhëzim i firmosur nga Altin Dumani, mbi hetimin financiar të subjekteve të SPAK, pra të pushtetarëve dhe grupeve kriminale. Sot po japim detaje mbi provat digjitale të cilat do të kërkohen nga SPAK.

Skema që po ndjek SPAK kohët e fundit, duke sekuestruar celularët, kompjuterët dhe pajiset teknologjike, ka futur në panik pushtetarët.

Ilir Meta sot është në burg vetëm nga një telefon që u gjet në banesën e nënës së Monika Kryemadhit. Po ashtu dhe në shumë raste të tjera, janë ngritur akuza ndaj pushtetarëve falë të dhënave që janë gjetur në pajisjet elektronike.

Por SPAK duket se do të përdorë këtë metodë proaktive, për të shkuar dhe te pasuritë e politikës dhe të botës së krimit. “Pamfleti” prej dy ditësh ka nxjerrë detaje nga një udhëzim i firmosur nga Altin Dumani, mbi hetimin financiar të subjekteve të SPAK, pra të pushtetarëve dhe grupeve kriminale.

Sot po japim detaje mbi provat digjitale të cilat do të kërkohen nga SPAK. Në nenin 16 thuhet se prokurorët dhe hetuesit përdorin metoda të avancuara dhe specifike për sigurimin, ruajtjen dhe analizimin e provave digjitale në respektim të Kodit të Procedurës penale, me qëllim mbledhjen e provave në mënyrë të sigurt, të plotë dhe të pandryshueshme. Shembuj të këtyre teknikave dhe metodave janë: Këqyrja digjitale, e cila konsiston në këqyrjen dhe analizimin e pajisjeve elektronike dhe sistemeve kompjuterike për të gjetur, ruajtur dhe analizuar të dhënat digjitale. Kjo përfshin skanimin e hard diskut, analizën e sistemeve të llogarive elektronike dhe të dhënat e ruajtura në cloud./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne