SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur ish futbollistin e Kombëtares, Igli Tare.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se ish-futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit i është komunikuar akuza për pastrim parash ditën e sotme.
Më parë vëllai i tij, Agron Tare ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm, por SPAK kishte kërkuar edhe dëshminë e ish-futbollistit të Kombëtares./tpz.al

















