Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të liderit të opozitës, Sali Berisha i cili një ditë më parë u shpreh se “pas 11 majit SPAK-u do të shkrihet”. Me ironi, Rama tha se “Berisha do të shkrijë Noc Rrokun”, por jo institucionet e drejtësisë.
“Thonë na jep votën se do shkrijmë SPAK. Nuk mund të shkrish një institucion se po bën punë e tij, mbase jo gjithmonë mirë, por po bën punën e vet”, tha Rama.
Edi Rama: Jam kundër ndalimit të kryebashkiakut të drejtësisë por nuk mund të ndaloj ekzekutimin e masës së sigurisë, e pra kjo ka ndodhur në këtë vend. Nga bufi që thotë do shkrij SPAK-un, do të shkrijë Noc Rrokun.