SPAK urdhër arresti për Endrit Habilaj, gazetari Gjergji Thanasi: Pse nuk ka urdhëra për Carlo Bolino dhe Baton Haxhiun?

SPAK ditën e sotme ka lëshuar disa urdhër arreste për inceneratorët ku mes tyre ishte emri i gazetarit Endrit Habilaj. Gazetari Gjergji Thanasi përmes një statusi në facebook ka reaguar ashpër, ku dhe i ka bërë thirrje Altin Dumanit që të filloj menjëherë hetimet dhe për Baton Haxhiun e Carlo Bolino.

Teksa rendit përfitmet e Habiljat nga pronarët e inceneratorit të Tiranës në miliona lekë, Gazetari Thanasi kërkon që të arrestohen edhe përfitues të tjerë të parave si Pronari i Report Tv, Carlo Bolino dhe Baton Haxhiu pronarin e “Albania Post”, të cilët sipas Thanasit kanë shumë herë më shumë para se Habilaj.

Statusi i gazetarit Gjergji Thanasit

Urdher arresti per kolegun Habilaj = Ferma e Kafsheve e Xhorxh Oruellit

SPAK sot leshoi disa urdhera arresti ne kuadrin e mega aferes se Inceneratorit te Tiranes. Nder keto urdhera arresti spikat edhe ai per gazetarin Endrit Habilaj, Top Channel.
Eshte plotesisht e vertete qe kolegu Habilaj i ka lepire prapanicen Mertiraj & Zotos pronareve me letra te incineratoreve. Eshte e vertete qe per kete lepirje eshte paguar nga keta hajdute. Kompania fasade Vox TV ka sherbyer per t’i paguar Habilajt thuajse 2 milion leke te vjetra ne maj 2021, po ashtu ne qershor 2021 ka marre thuajse 4 milion leke te vjetra, ndersa ne korrik 2021 ka marre thuajse 2 milione leke te vjetra te tjera.
Mileti dele shqiptar mund te ngazellehet, qe doli urdher arresti per kete gazetar mercenar. Bukuri po nga Zoto & Mertiri, pronare ne letra te inceneratoreve kane marre dhjetra milione leke si te punesuar apo si keshilltare apo si…. edhe gazetari italo – shqiptar Karlo Bolino edhe gazetari serbo – shqiptar Baton Haxhiu. Pse per keta te dy nuk ka urdhera arresti?!?!?!
Kjo mungese urdherash arresti per keta dy gazetare mua me kujton Fermen e Kafsheve: Te gjitha kafshet jane te barabarta, por kafshet Bolino – Baton jane me te barabarta se te tjerat!!!
Sinqerisht i apeloj prokurorit te nderuar Dumani, te flake tej cdo kompleks inferioriteti ndaj BIA-s dhe te provoje se Baton Haxhiu nuk eshte i paprekshem!!!!/gazetaimpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne