Spanja mohon grushtin e shtetit kundër Katalonjës

Ministri i Jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis, ka mohuar se vendimi i qeverisë së tij për të rivendosur kontrollin mbi Katalonjë nuk përbën një “grusht shteti”.

Kryetarja e parlamentit katalanas, Carme Forcadell, i quajti masat e njoftuara nga Madridi, të shtunën, një “grusht de facto shteti “. “Nëse dikush ka tentuar një grusht shteti, është pikërisht qeveria katalanase”, tha Dastis për mediat. Madridi veproi pasi udhëheqësit rajonalë refuzuan të ndalnin përpjekjen e tyre për pavarësinë nga Spanja. Presidenti katalanas Carles Puigdemont thotë se rajoni nuk do të pranojë planin e Madridit për sundimin e drejtpërdrejtë. Ai e përshkroi atë si sulmin më të madh në institucionet e Katalonjës që nga viti 1939-1975. Planet e Kryeministrit Mariano Rajoy përfshijnë heqjen e liderëve të Katalonjës dhe shkrirjen e parlamentit të saj. Ndërkohë, pothuajse gjysmë milionë protestues kanë mbushur rrugët e Barcelonës për të protestuar, pasi qeveria qendrore mori masa të rrepta për pavarësinë e Katalonjës. Marshimi u bë kur u njoftua se u shkarkua qeveria e rajonit dhe do bëheshin zgjedhje të parakohshme. Forcat e policisë të Barcelonës njoftuar se 450 mijë njerëz kanë dalë në protestë, ku brohorisnin njëherazi ‘liri’ dhe ‘pavarësi’./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne