Bota

Spitali turk operon në Gaza për frenimin e COVID-19

Spitali i Miqësisë Palestinë-Turqi në Gaza do të fillojë operacionet si pjesë e përpjekjeve për të frenuar koronavirusin e ri (COVID-19), tha zëdhënësi i qeverisë palestineze, Ibrahim Melhim.

Duke folur në një konferencë shtypi në Ramallah, Melhim, tha se presidenti Mahmoud Abbas dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, ranë dakord gjatë një telefonate për të filluar operacionin në spital në Gaza.

Zëdhënësi falënderoi qeverinë dhe popullin turk “për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Palestinën”.

Mbështetur nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ndërtimi i spitalit prej 180 shtretërve ka përfunduar në vitin 2017.

Autoritetet palestineze kanë konfirmuar 117 raste të koronavirusit, përfshirë 10 në Rripin e Gazës.

Sistemi shëndetësor i Gazës është prekur keq nga bllokada 13-vjeçare e Izraelit në mes të një mungesë të madhe të ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore./AA

Etiketa

OPINIONE

INTERVISTA