Sri Lankë, 129 të vdekur nga shpërthimet në disa kisha dhe hotele

Sipas të dhënave paraprake të paktën 129 persona e kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimeve që ndodhën në disa kisha dhe hotele në Sri Lankë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së në kishat Kochchikade, Negombo dhe Batticaloa gjatë ceremonive të pashkëve dhe në hotelet Shangri La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury në kryeqytetin Colombo të Sri Lankës kanë ndodhur disa shpërthime ku si pasojë e kanë humbur jetën të paktën 129 persona.

Ndërkohë zyrtarët kanë njoftuar se në shpërthime janë plagosur edhe mbi 200 persona të tjerë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne