Stadiumi bosh në ndeshjen Egjipt-Uruguaj, FIFA nis hetimet

Ne jemi mësuar t’i shohim ndeshjet e Kampionatit Botërorë të mbushut me tifozë, por kjo gjë nuk mund të thuhet për ndeshjen e sotme mes Egjiptit dhe Uruguajt, që u zhvillua në Ekaterinburg Arena dhe u fitua nga uruguajanët 1:0.

Edhe pse bëhet fjalë për një nga stadiumet me kapacitetin më të vogël nga të 12 impiantet ku do të luhen ndeshjet e Botërorit, rreth 20% e stadiumit ishte bosh në sfidën mes përfaqësues afrikane dhe asaj amerikano-jugore.

Nga 33 mijë e 61 persona që është kapaciteti i plotë i stadiumit të Ekaterinburgut, në impiant ishin vetëm 27 mijë e 15 spektatorë, pra diçka më shumë se 6000 mijë vende ishin bosh.

Këtu ka diçka që nuk shkon dhe FIFA ka nisur menjëherë hetimet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht sepse të gjitha biletat janë shitur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne