OSBE: Konsultim publik për financimin e mediave private. Jo vetëm, Tv-të, por edhe shtypi online

Partneriteti më i ri mes qeverisë dhe operatorëve televizivë privatë që synon financimin me para publike të këtyre të fundit, ka sjellë reagimin edhe të OSBE-së dhe zyrës së saj në Vjenë. Përmes një deklarate, përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Shtypit, Harlem Desir deklaron rezerva të forta për këtë nismë, duke bërë thirrje qeverisë që të zhvillojë konsultime dhe të mos përqendrojë paranë publike vetëm te disa operatorë.

Jam i shqetësuar se ky propozim mund të ndikojë stabilitetin financiar të RTSH-së. Transmetuesit publikë kanë një rol të rëndësishëm në garantimin e informacionit cilësor dhe mbulimit kombëtar dhe duhet të kenë burime të nevojshme për të përmbushur detyrat e tyre.

Çdo sistem i financimit shtetëror për mediat duhet të jetë subjekt i konsultimit publik përfshirë të gjithë aksionerët e mediave. Duhet po ashtu të ketë një objektiv të qartë dhe të gjerë për të gjithë sektorët mediatikë, përfshirë shtypin lokal, atë online dhe print, përmes procedurave dhe kritereve transparente, pa ndërhyrje politike dhe me synimin për të forcuar pluralizmin mediatik

thuhet në deklaratë.

Po kështu OSBE-ja ofron mbështetje në ekspertizë juridike për një ligj që duket se në formën e tanishme synon monopolizimin përfundimtar të tregut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne