Stamboll – Mori fund Konferenca e Dytë të Platformës Ndërparlamentare për Jerusalemin

Në “Konferencën e Dytë të Platformës Ndërparlamentare për Jerusalemin” u kërkua marrja e masave të nevojshme për mbrojtjen e Kompleksit Al-Aksa.

Mori fund edhe Konferenca e Dytë e Platformës Ndërparlamentare për Jerusalemin që u mbajt në Stamboll me temë “Jerusalemi, kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës”.

Në komunikatën përfundimtare të konferencës Organizata e Bashkëpunimit Islam, Komiteti i Jerusalemit i Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe Organizata e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) kërkuan marrjen e masave për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Jerusalemit, Kompleksit Al-Aksa dhe Palestinës në përgjithësi.

Në komunikatë, ku kërkohet të bëhen përpjekjet e nevojshme për arritje në konsensus mes grupeve palestineze, thuhet se në këtë kuadër Platforma Ndërparlamentare për Jerusalemin është e gatshme të bëjë atë që i takon.

Në mes tjerash u kërkua të luftohet kundër arrestimeve dhe rrëmbimeve të palestinezëve nga forcat izraelite, përfshirë edhe deputetët dhe që këto raste të transferohen në platformat ndërkombëtare, ndërsa pjesëmarrësit në konferencë bënë të ditur se ndodhen pranë palestinezëve në çështjen e të drejtave për të jetuar në territoret e tyre ashtu si edhe popujt të tjerë në botë.

“Pushtimi i Jerusalemit nga ana e Izraelit, padrejtësia, dhuna dhe shkelja e të drejtave është një pushtim “racist, kolonizues dhe terrorist” dhe të gjithë duhet të përkrahin palestinezët në rezistencë për të çliruar atdheun e tyre”, u tha në komunikatë, ndërsa i bëhet thirrje shoqërisë ndërkombëtare për tu vënë në veprim për ti dhënë fund sa më parë rrethimit të Gazës dhe vështirësive humanitare.

Shkeljet e rrezikshme të vlerave të shenjta të myslimanëve dhe krishterëve në Jerusalem me në krye Kompleksin Al-Aksa, paraqesin kërcënim për paqen rajonale dhe botërore. Krahas Jerusalemit dhe Palestinës këto shkelje paraqesin edhe sulme ndaj trashëgimit historike të njerëzimit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne