Stamboll, punonjësit e konsullatës japin dëshmi për rastin Khashoggi

Disa punonjës të konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll japin dëshmi në Prokurorinë Publike të Stambollit në lidhje me rastin e vrasjes së gazetarit saudit të “Washington Post”-it, Jamal Khashoggi.

Vazhdojnë hetimet nga Prokuroria Publike e Stambollit në lidhje me rastin e gazetarit Khashogii i cili më 2 tetor ka shkuar në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll dhe më nuk ka dalë prej aty.

Në kuadër të hetimeve, pritet që 22 punonjës në mesin e të cilëve turq dhe të huaj, të shkojnë në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll për të dëshmuar në cilësi të “dëshmitarit”.

Vazhdon dëshmia e 5 punonjësve, të cilët kanë shukuar në ndërtesën e Gjykatës.

Në kuadër të hetimeve të cilat zhvillohen nga Prokuroria Publike në Stamboll, përkatësisht Byroja për Terrorizëm dhe Krimet e Organizuara, dëshmitë e personave në fjalë merren nga më shumë se një prokuror.

Të premten e javës së kaluar në cilësinë e dëshmitarit dëshmuan 23 punonjës.

Ngjarja

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Në vlerësimet e bëra nga burimet policore ishte konfirmuar se Khashoggi nuk ka dalë nga kompleksi i konsullatës, ndërkaq ishte përcaktuar se në orë të njëjta në ndërtesën e konsullatës kanë mbërritur 15 qytetarë sauditë, përfshirë edhe zyrtarë, të cilët më pas janë kthyer në vendet nga kishin ardhur.

Në lidhje me rastin ishte themeluar një grup i përbashkët pune, i cili përbëhej nga zyrarë nga Turqia dhe Arabia Saudite.

Më pas në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria Publike në Stamboll, nën koordinimin e një zëvendës kryeprokurori dhe të një prokurori, ishin kryer hetimet në kompleksin e konsullatës dhe në rezidencën e konsullit saudit në Stamboll, Muhammed el Uteybi, i cili ishte larguar nga Turqia.

Pas disa ditëve të mohimit se nuk dinë asgjë për fatin e Khashoggit, Arabia Saudite të shtunën pohoi se Khashoggi është vrarë gjatë një zënke brenda konsullatës.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne