Ushtarët izraelitë martirizojnë një palestinez në El Halil

Ushtarët izraelitë kanë martirizuar një palestinez në qytetin El Halil (Hebron) të Bregut Perëndimor të pushtuar nën pretendimin se “ka tentuar të kryejë sulm me thikë”.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë me shkrim se “agresori i cili plagosi me thikë një ushtar në afërsi të Shpellës së Patriarkëve (Xhamia Ibrahimi), u neutralizua pas hapjes zjarr nga ana e ushtarëve përreth”.

Ndërkaq, dëshmitarët okularë njoftuan se një i ri palestinez është martirizuar në zonën e Qytetit të Vjetër në El Halil, ku gjendet edhe Xhamia Ibrahimi, nën pretendimin se “ka tentuar të sulmojë me thikë” ushtarët izraelitë.

Pas incidentit, trupat izraelite kanë vendosur kordon të sigurisë në vendin e ngjarjes.

Autoritetet palestineze ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me rastin.

Forcat izraelite vazhdojnë të bëjnë shkelje ndaj palestinezëve me pretendimin se ata “tentojnë të kryejnë sulme” apo “të shtypin me automjete”, ndërkohë që organizatat e të drejtave të njeriut e akuzojnë Izraelin për ekzekutime pa gjyq ndaj palestinezëve.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne