Stambolli ka ekonomi më të madhe sesa 130 vende të botës

Prefekti i Stambollit, Vasip Sahin, njëherësh president i Agjencisë për Zhvillimin e Stambollit (ISTKA), ka bërë me dije se metropoli më i madh turk, me një vëllim ekonomik prej 349 miliardë dollarësh, ka lënë pas 130 shtete të botës.

“Si përfaqësues të ISTKA-së, ne jemi të mendimit se renditja e vendit tonë në mesin e vendeve të grupit me të ardhura të larta mund të arrihet nëpërmjet produkteve me vlerë të shtuar të lartë, prodhimi i të cilave do të arrihet vetëm me projekte të kërkim-zhvillimit dhe inovacionit”, ka thënë Prefekti Sahin.

Ai ka nënvizuar gjithashtu se Stambolli përfaqëson rreth 40 për qind të ekonomisë së Turqisë.

“Me të ardhurat e prodhuara vetëm nga Stambolli, ky megaqytet lë pas 25 vende evropiane si Rumania, Hungaria, Kroacia dhe Luksemburgu duke zotëruar një fuqi ekonomike më të madhe sesa 130 shtete të botës”, ka përfunduar kreu i ISTKA-së.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne