Stephen Hawking: Donald Trump rrezikon ta kthejë Tokën në Venus me temperaturë 250 gradë

Profesori Stephen Hawking ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja e klimës së Parisit dhe tha se kjo mund të çojë në një “pikë kthese” që “e kthen Tokën në Venus”.

Duke folur për BBC në shënimin e ditëlindjes së tij të 75-të, autori i një Historiku të shkurtër të kohës tha: “Ne jemi afër pikës së rrotullimit ku ngrohja globale bëhet e pakthyeshme. “Veprimi i Trump mund të shtyjë Tokën mbi pragun, të bëhet si Venusi, me një temperaturë prej dyqind e pesëdhjetë gradë dhe të bie shi i acidit sulfurik”. Ai shtoi: “Ndryshimi i klimës është një nga rreziqet më të mëdha me të cilat përballemi dhe është diçka që mund të parandalojmë nëse veprojmë tani./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne