‘Sterilizimi’, ish-ministri Ilir Beqaj rreth 40 minuta në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Beqaj qëndroi për rreth 40 minuta në SPAK, në kuadër të procedurave për masën ‘detyrim paraqitje’.

Kujtojmë se më parë ai është paraqitur në cilësinë e personit nën hetim për çështjen e sterilizimit.

Pak ditë më parë Beqajt i është caktuar nga GJKKO masa e detyrimit të paraqitjes dhe ndalim dalje jashtë vendit pasi ai po hetohet lidhur me disa çështje./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne