“Sterilizimi”, ish-ministri Ilir Beqaj shkon sërish në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në dyert e SPAK, siç edhe e përcakton detyrimi ligjor. Beqaj, në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ për hetimet lidhur me sterilizimin, duhet të paraqitet në SPAK çdo të premte në ora 15:30.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për veprat penale të korrupsionit e fshehjes së pasurisë, ndërsa urdhëroi kontrollin në shtëpinë e Ilir Beqajt, njerëzve të tij të besuar si dhe zyrat e disa bizneseve e kompanisë farmaceutike.

Ky është një hetim i ri për ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili ndodhet në një masë sigurie siç është detyrimi për paraqitje dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit, për aferën e koncesionit të sterilizimit, ndërsa po hetohet edhe në lidhje me koncesionin e check up./tpz 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne