Stoltenberg: Kriza në Mesdheun Lindor duhet të zgjidhet me frymën e solidarizimit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se kriza në Mesdheun Lindor duhet të zgjidhet me frymën e solidarizimit brenda aleancës.

Në një deklaratë para takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, sekretari Stoltenberg theksoi se të gjithë janë të shqetësuar nga tensioni në Mesdheun Lindor.

Pasi bëri të ditur se mirëpresin përpjekjet e Gjermanisë për të ulur tensionet, Stoltenberg vlerësoi se “Kjo krizë duhet të zgjidhet me frymën e solidarizimit brenda aleancës dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ulja e tensionit dhe dialogu janë në interesin e të gjithëve”.

Ndërsa kancelarja Merkel tha se janë të shqetësuar për tensionin në Mesdheun Lindor sepse ai kalon ndërmjet dy vendeve të NATO-s.

Gjermania po tregon përpjekje për të ulur tensionin (në Mesdheun Lindor) rikujtoi Merkel, duke theksuar se do të diskutojnë mundësitë dhe rrugën e drejtë që do të ndiqet në këtë çështje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne