Tragjedia në Gramsh/ Fëmijët gjetën granatën e vjetër në një banesë të braktisur, e godisnin me sqepar

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tragjike e ditës së djeshme ku një 6- vjeçar humbi jetën pas shpërthimit të një granate të vjetër, kurse shoku i tij 5- vjeçar shpëtoi me plagë të shumta.

Granatën e vjetër dy të miturit e gjetën në një banesë të vjetër të braktisur, por nuk dihet nëse ajo ka qenë aty apo e kanë sjellë shirat e rrëmbyer që përfshinë zonën e Gramshit dy ditë më parë.
Fëmijët sapo kanë gjetur granatën e vjetër kanë nisur të luajnë duke e goditur me sqepar. Pasi shpërtheu, 6-vjeçari nuk i ka mbijetuar dot plagëve kurse 5- vjeçari tjetër është dërguar fillimisht në spitalin e Gramshit, më pas te Trauma.

Fshati Siman, i cili ndodhet dy orë e gjysmë nga qyteti i Gramshit dhe nuk ka as rrugë, duke theksuar se familjet e dy fëmijëve jetojnë në kushte të vështira ekonomike./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne