Stoltenberg: Turqia luan rol kyç për sigurinë e Evropës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Turqia zotëron një rëndësi kyçe për mbajtjen e Evropës të sigurt.

Jens Stoltenberg bëri deklarata në lidhje me politikat e sigurisë në një fjalim të mbajtur në Vakëfin Korber në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian, në aspektin ushtarak, nuk mund të mbrojë i vetëm Evropën dhe tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e NATO-s.

“Me Norvegjinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikë, Kanadanë dhe Anglinë, Turqia zotëron një rëndësi kyçe për sigurinë e Evropës në jug”, u shpreh Stoltenberg.

Ai kërkoi nga vendet e Aleancës që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në nivelin e kërkuar nga NATO dhe shtoi se Gjermania shpenzimet e Gjermanisë nuk duhen rritur për ti bërë nder Amerikës, madje e kundër duhen rritur për të përforcuar sigurinë e vet.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në deklaratën e bërë ditën e diel për gazetën “Bild am Sonntag” kishte bërë të ditur se Turqia duhet pranuar si një aleat shumë i rëndësishëm.

“Në luftën kundër organizatës terroriste DAESH dhe shembjes fizike të organizatës Turqia kontribuoi me vendosmëri. Asnjë vend aleat nuk pranoi aq refugjatë sirianë sa Turqia. Turqia mori 3,6 milionë sirianë dhe asnjë vend i NATO-s nuk është përballur me aq sulme terroriste sa Turqia”, ishte shprehur Stoltenberg për gazetën gjermane. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne