Turqi – Filloi operacioni antiterrorist «Kiran-5»

Sipas komunikatës së Ministrisë operacioni ka nisur në vendin e njohur me emrin Shenjajla (Şenyayla), që ndodhet në vijën e ndërmjetme të provincave Diyarbakir-Mus-Bingol. Operacioni antiterrorist realizohet nga Komanda Rajonale e Xhandarmërisë në Diyarbakir dhe Tunceli me qëllim pengimin e organizatës separatiste terroriste PKK të dislokohet në bazat e saj dimërore si dhe të neutralizojë terroristët që sipas vlerësimeve janë strehuar në këtë rajon.

Në operacion marrin pjesë 179 njësi operative dhe 2.625 personel, kryesisht efektiva të trupave komando të xhandarmërisë, njësi të operacioneve speciale të xhandarmërisë me detyrë në Komandat e Xhandarmërisë në provincat Diyarbakir, Bingol dhe Mus; njësi të operacioneve speciale të Policisë si dhe roje të sigurisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne