Bota

Stop gjenocidit! Brazilianët kundër politikave fashiste të presidentit Bolsonaro

Mijëra indigjenë brazilianë kanë dalë në rrugë të protestojnë që të enjten kundër politikave të qeverisë dhe mbrojtjes së mjedisit. Gjatë muajit të parë të qeverisjes së tij, presidenti Jair Bolsonaro, një ekstremist i djathtë, zhvendosi përgjegjësinë për demarkacionin e tokave indigjene nga Zyra e Punëve të Indigjenëve te Ministria e Agrikulturës. Kjo lëvizje u pa nga shumë si vendosje e interesave të fermerëve mbi ato të grupeve vendase, të cilët shpesh kishin pretendime mbi tokën, sipas Reuters.

Prokurori numër 1 në Brazil i ka kërkuar presidentit Bolsonaro të respektojë të drejtat e vendasve indigjenë. Këto të drejta janë të shënuara edhe në Kushtetutën e Brazilit. Protestuesit brazilianë gjithashtu dolën kundër historisë së gjatë të Bolsonaros të seksizmit, anti-gay, racizmit dhe fashizmit.

 

OPINIONE