Trump: Nuk përjashtohet ndërhyrja ushtarake në Venezuela

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se ndërhyrja ushtarake në Venezuelë nuk përjashtohet.  Këto qëndrime ai i përcolli gjatë një interviste për CBS, por është e dyshimtë nëse ka ndonjë konsultim në nivel shtabi për këto çështje nisur nga praktikat e Trump që i pëlqen të bëjë shoë.

“Sigurisht është një opsion. Maduro ka kërkuar një takim me mua disa muaj më parë. E hodha poshtë kërkesën e tij sepse kishim ecur shumë në proces”, u shpre Trump.

Ndërkohë administrata amerikane ka vënë në veprim sanksionet për firmën shtetërore venezueliane të naftës, PDVSA që përbën një burim kyç të ardhurash për vendin. Maduro mbështetet nga Rusia, Kina dhe Turqia për çështjet ekonomike dhe ushtarake, por në përgjithësi ai konsiderohet një president i korruptuar, i cili ka çuar vendin në rrënim.

Përfaqësues të Rusisë kanë bërë thirrje për përmbajtje dhe ndihmë pa konsideruar veprime ushtarake nga jashtë. Të njëjtin apel e bëri edhe Turqia zyrtare, ndërkohë që Franca dhe Austria kanë deklaruar se do të njohin rivalin e Maduros, Guaido, nëse Presidenti aktual nuk e çon vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne