Vuçiç: Të hiqet taksa dhe të pushohen ‘provokimet’ për Trepçën, pastaj fillon dialogu me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka deklaruar sot se ngecja aktuale në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë mund të tejkalohet vetëm pasi që Prishtina ta heqë taksën për mallrat serbe dhe të pushojë me ‘provokime’ si ndryshimi i statutit të Trepçës.

Sipas medieve serbe, në kumtesën pas takimit me ambasadorin britanik në Serbi Denis Keefe, Vucic ka thënë se Serbia gjithmonë do të jetë e përcaktuar për paqe dhe stabilitet në regjion.
Ai i është falënderuar mbështetjes së Qeverisë së këtij shteti, duke ia bërë të ditur ambasadorit Keefe ‘dënimin e masave të njëanshme të Prishtinës’, të cilat sipas tij e rrezikojnë dialogun.

Keefe ka theksuar se vendi i tij dëshiron të ketë rol pozitiv në regjion dhe në të ardhmen e tij evropiane, si edhe se mbështet qëllimet për arritjen e stabilitetit e avancimit në Ballkanin Perëndimore, gjë që e tregon duke mbështetur Procesin e Berlinit. /kp

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne