Struktura e re e KQZ-së, Gjiknuri i prerë: Kërkesa e PD-së është e papranueshme

Ka përfunduar mbledhja e sotme e Këshillit Politik, ku bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri është shfaqur i prerë se kërkesa e opozitës për një formulë të re të KQZ-së është e papranueshme.

Gjiknuri u shpreh se formula ekzistuese është politike dhe nuk ka pse të harxhohet kohë për të zgjedhur një formulë sërish politike, kjo kërkesë e PD-së.

PD kërkon pak a shumë të jetë KQZ siç është sot. Nëse duam ta mbajmë politike, të qëndrojnë kështu. U kthye një marrëveshje për të hyrë në zgjedhje. Partia Socialiste e ka thënë publikisht se ne do të respektojmë marrëveshjen që kemi me Partinë Demokratike. Por ky proces do të shikohet hap pas hapi.

Politika tashmë është bërë tri-polare e duhet gjetur marrëveshje edhe me ta. Mazhoranca duhet t’i shkojë deri në fund kësaj marrëveshje. ne do të punojmë me partitë e opozitës që të bindim ata që të vazhdohet me proceset integruese. Ne do të shprehemi të fundit për sistemin zgjedhor. Në bazë të mendimit të të tjerëve, do të japim në fund edhe mendimin tonë.

Jemi përpjekur të qëndrojmë një trup KQZ-je të rëndësishme të balancuar, profesionale dhe me mandate shumë më të gjata se sot. Kjo të bëhet me qëllim që depolitizimi të implementohet. Por PD sa duket ka kërkuar vetëm marrëveshje zgjedhore, do vetëm identifikimin elektronik të zgjedhësit.

Ky ishte devijim i bisedës e ata duhet që të reflektojnë, sepse ata nuk mund të zhbëjnë parlamentin. PD do një KQZ siç ka qenë. PD kërkon sërish mandate 4-vjeçare për KQZ-në. PD kërkon procedura tenderimi. Kodi Zgjedhor nuk kërkon procedura për tendera”, tha Gjinkuri./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne