Studentët e ekonomikut deklaratë për mediat: Nëse mendoni se jemi partiakë, në djallë shkofshi

“Nëse mendoni se jemi partiakë, në djallë shkofshi së bashku me to”, ishin disa nga fjalët e artikuluar nga studentët e ekonomikut në një deklaratë për mediat.

Ndërsa qëndrojnë të ngujuar në ambientet e Fakultetit, studentët shprehen se ndonëse nuk janë të shumtë në numër, ata kanë mbështetjen e të gjithë kolegëve të tjerë, ndërsa hedhin poshtë akuzat se janë partiakë.

“Ne nuk kemi pranuar e as nuk pranojmë asnjë prej tyre. Kemi menduar se arsimi është zgjidhja më e mirë, por çfarë ndodh në Shqipëri. Ne jemi ende të pa përfaqësuar. Pa karrige, ku dritaret mungojnë e i ftohti të pret.

Qëllimi i kësaj proteste nuk ishte rrëzimi i një partie, por krijimi i një të ardhmeje brenda vendit tonë e jo duke u larguar”, – thanë ndër të tjera.

Një student tha se nata ka qenë e ftohtë, dhe nuk u është lejuar që të hyjë ushqim apo batanije, por ata kanë arritur që ushqimin apo batanijet t’i fusin nga dritaret e tualeteve.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne