Studentët e Mjekësisë bojkotojnë ditën e parë të mësimit dhe protestojnë: Shfuqizoni ligjin për punën e detyruar!

Dita e parë e fillimit të vitit të ri akademik i ka gjetur studentët e mjekësisë në protestë. Ata njëzëri janë mbledhur para dekanatit të Universitet të Mjekësisë, ku në shenjë proteste për ligjin e ri të miratuar për punën e detyruar që duhet të bëjnë brenda vendit, ata kanë bojkotuar mësimin.

Në një prononcim për gazetaren e News24, Ida Ismalaj, një prej studentëve paralajmëroi se ky bojkot do të vazhdojë deri në ditën kur të ketë reagim për plotësimin e kërkesave të tyre. Ai tha se studentët po përgatisin një padi për ligjin që është miratuar, dhe do ta dorëzojnë atë në Gjykatën e Lartë.

“Ne nuk kemi ende një kontratë, dhe ende nuk ka dalë kostoja. Nuk po i gjykojmë të drejtë që të nënshkruajmë këtë kontratë. S’do i shërbente sistemit shëndetësor në vend. Largimi i bluzave të bardha është një problem edhe i vendeve të tjera, por në Shqipëria e ka më të evidentuar. Ne jemi ndër vendet që paguajmë vetëm gjysmën e specializantëve. Ne keqpaguhemi, korrupsioni po ashtu, ngelen ndër problemet që detyrojnë mjekët e rinj të ikin. Duhet të ulemi në një tryezë të gjerë, që të flasim dhe të diskutojmë për kërkesat tona. Do të vazhdojmë bojkotin deri sa të kemi një reagim. Me bojkotin dhe protestat, po bëjmë përpjekje që ta çojmë ligjin në Gjykatën Kushtetuese, do të bëjmë padi. Ne kërkojmë që të shfuqizohet ligji për detyrimin e studentëve të mjekësisë për kontratat e punës.”, tha studenti./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne