Shqiperia

Studentët i përgjigjen Ramës: Distancohemi nga ata që do kesh përballë në Top Channel

Mbrëmjen e së martës në emionin “Top Shoë” në Top Channel pritet të realizohet një ballafaqim mes kryeministrit Edi Rama dhe një grupi studentësh. Por në një deklaratë të bërë studentët distancohen nga ky debat. Ata thonë se nuk kanë mandatuar asnjë grup negociator dhe kush do të jetë përballë Ramës do të përfaqësojë vetëm veten e tij.

“Studentet e kane theksuar qarte përgjatë çdo dite të protestës se negociata të çfarëdo lloji qofshin ato, nuk do të ketë! Ky është vullneti i masës i shprehur qartësisht. Kur i kërkuam diskutim para se të miratohej “Ligji për Arsimin e Lartë” qeveria nuk pranoi.

Pikat e kërkuara janë të qarta!

Kemi informacion se Z.Rama, Kryeministër i vendit do te jetë i pranishëm në një studio televizive (Top Channel – Top Show) ku përballë do të ketë studentë, të cilët do të jenë aty si individë dhe jo si grup negociator. Ne distancohemi prej tyre. Ata nuk janë me ne! Nuk ka përfaqësi, nuk ka negociata! Plotësoni kërkesat!” – thuhet në deklaratën e studenteve.