Studentët, në protestë kombëtare

Më parë, studentët kanë bllokuar rrugën për një orë në Rrugën e Elbasanit. Ndërkohë, ata kërkojnë që të shtyhet sezoni i provimeve dhe se në janar kanë marrë vendimin se nuk do të paguajnë tarifën vjetore të studimit.

Protesta e sotme është mbështetur edhe nga qytetarë, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së dy partive të opozitës, LSI dhe PD, për të mbështetur protestën e studentëve. Qytetarët kanë tentuar të hedhin edhe tymuese në mes të turmës dhe para Kryeministrisë, por studentët i kanë bërë thirrje që të largohen pasi nuk janë për dhunë, por për realizimin e kërkesave të tyre.

Ndërkohë, në mesditë, një grup qytetarësh që iu bashkua protestës tentoi të drejtohej drejt hyrjes së Kryeministrisë, por kanë qenë studentët ata që kanë bërë një gardh mbrojtës duke mos i lejuar ata, ndërkohë që pak metra më larg qëndronte edhe policia.

Protesta e studentëve do të vijojë edhe për disa ditë të tjera, ndërkohë që të premten nisin pushimet e festave të fundvitit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne