Turqia fillon prodhimin në seri të raketave detare vendase

Në kuadër të “Planit të veprimit të 100-ditorit të dytë”, të deklaruar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), do të realizohen një sërë punimesh në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Sipas kësaj, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Industrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë ROKETSAN, do të kalohet në prodhimin seri të Projektit për Furnizimin me Predha të Drejtuara Tokë-Tokë (ATMACA).

Projekti Atmaca filloi për të plotësuar nevojat e Forcave Detare për raketat nga anija në anije, të cilat do të jenë të përshtatshme për t’u vendosur në platformat MILGEM (Anijea (Korveta) Luftarake e Mbrojtjes Nëndetare dhe Patrullimit të Zbulimit, MILGEM).

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, ROKETSAN do të bëjë prodhimin në seri të raketave ndërsa ASELSAN (Kompania Turke e Industrisë Elektronike Ushtarake) do të prodhojë me mundësi vendore sistemet e kontrollit të gjuajtjes dhe pajisjet e tjera të nevojshme.

Sistemet do të integrohen në Platformën MILGEM të kategorisë “I”. ATMACA do të jetë raketa e parë detare e Turqisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne