Studentët protestë tek Ambasada Amerikane: Tërhiqi veshin Edi Ramës

Pas protestës para Kryeministrisë studentët e kanë zhvendosur protestën mesditën e sotme drejt Ambasadës amerikane.

Qëndrimi tyre zgjati vetëm pak minuta dhe protesta ishte e karakterit simbolik. Ajo u monitorua nga forca të shumta policie.

“I kërkojmë mbështetje Ambasadës Amerikane që të gjithë këta studentë të jenë të sigurtë dhe pas protestës. Kanë filluar dhe po bëhen kërcënime, kërkojmë nga Ambasada të monitorojnë protestën.

Presim përgjigje, sepse edhe brenda Ambasadës amerikane ka njerëz që nuk e duan këtë protestë. Do të jetë një qëndresë simbolike. Më pas do marshojmë sërish te Politekniku, Kryeministria”.-Tha një student.

“Ne duam ligj, duam pozitë dhe opozitë të mblidhen atje në Parlament në seancë të jashtëzakonshme ta kalojnë me 3/5 kërkesat tona dhe ngërçi të zgjidhet.

Pasi shteti nuk po na jep zgjidhje kërkojmë ndihmën e shtetit më të fuqishëm, aleatit më të madh të shqiptarëve. Kush më shumë se Ambasada amerikane mund ti tërheqë veshin atij që tallet me studentët, të ardhmen e kombit“.-U shpreh një tjetër student.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne