Erdogan dhe Maduro diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe

Presidenti iTurqise Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dje zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Venezuelës, Nikolas Maduro (Nicolas Maduro).

Sipas informatave të marra nga burimet e Presidencës gjatë bisedës u diskutua në lidhje marrëdhëniet dypalëshe.

Të dy liderët vunë theksin në vendosmërinë e tyre për të vazhduar duke e rritur bashkëpunimin mes Turqisë dhe Venezuelës edhe gjatë periudhës së ardhshme.

Presidenti Erdoan e falënderoi Presidentin Maduro për ftesën e bërë për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit që do të organizohet më 10 janar.

Erdoan bëri të ditur se për shkak të programit të ngjeshur nuk do të mund të marrë pjesë në ceremoninë e betimit dhe shtoi se e ka emëruar Ndihmëspresidentin Fuat Oktay për ta përfaqësuar Turqinë në këtë ceremoni.

Kreu i shtetit turk gjatë bisedës gjithashtu shtoi se Turqia i kushton rëndësi stabilitetit, paqes dhe mirëqenies së Venezuelës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne