Studenti Klodi Leka: Nuk kemi për çfarë negociojmë, MAS të plotësojë kërkesat

Studentët refuzojnë çdo lloj negociate me Ministrinë e Arsimit për kërkesat e tyre. Një prej studentëve protestues, Klodi Leka, thotë për Ora News se kërkesat e tyre janë të qarta dhe nga MAS i mbetet vetëm t’i plotësojë ato.

Më zërin gjysmë të ngjirur, pasi u bë dita e pestë që protestojnë, ai shpreh vendosmërinë për të mos u tërhequr, duke paralajmëruar se të martën do të zhvillojnë një protestë madhështore.

Klodi Leka: Nuk ka nevojë për dialog në tryeza, vetëm, në shesh jemi të barabartë me ata që kanë pushtetin dhe kanë në dorë realizimin e  kërkesave tona. Ditën e martë për shkak se fillon jeta në Universitet do të mbahet protesta më madhështore. Fillimisht kemi paraqitur tre kërkesa, heqja e VKM për provimet e mbartuara, përgjysmimin e tarifave dhe përmirësimin e  kushteve në Universitete. Me kalimin e ditëve, studentët kanë shtuar kërkesa të tjera si përmirësimin e kushteve në fakultet.  Kërkesat ja drejtojmë MAS. 

Duam që Ministrja e Arsimit ti realizojë këto këkresa. Dhe pse paguajmë tarifa çdo vit, gjendja në Universitete le për të dëshiruar. Kërkojmë që Universitetet të mos jenë si shpella, kërkojmë lehtësira sociale për jetën e studentëve. Kërkojmë përgjysmimin e tarifave sepse jemi vendi me rtarifat më të larta në rajon në raport me fuqinë paguese dhe pagat.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne