Studentit i vendosin 4 tek Bujqësori pa frekuentuar fare Universitetin

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora News denoncoi mbrëmjen e sotme rastin e një studenti, i cili nuk bën dot ç’regjistrimin nga Universiteti Bujqësor në Tiranë, në të cilin ishte regjistruar tre vjet më parë dhe e frekurntoi vetëm për tre muaj.

Pretendimi i Universitet është se studenti Denis Zako figuron në sistem një notë 4 për vitin 2015-2016 dhe për këtë arsye duhet të paguajë 300 mijë lekë.

Absurdi qëndron në faktin se nota është vënë në vitin akademik kur studenti nuk e frekuentonte fare Universitetin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne