STUDIME FALAS NE RUSI: APLIKONI!

Studente shqiptar!

A jeni te lodhur nga pagesat e larta dhe vizat per te studiuar ne Perendim? A u kane rropur nga xhepat universitetet private dhe shteterore? A doni edukim modern dhe te vertete? Ambasada e Federates Ruse ne Shqiperi ka kete njoftim te mrekullueshem me poshte per ju. Nxitoni dhe aplikoni!


AMBASADA E FEDERATËS RUSE

Tiranë

NJOFTIM PËR SHTYP

mbi hapjen e aplikimeve për bursat e studimit në Rusi

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka kënaqësinë ta informojë publikun për hapjen e thirrjes për aplikim për bursat falas në universitetet kryesore ruse. Në vitin mësimor 2018-2019 për maturantët dhe studentët shqiptarë ofrohet një gamë e gjerë specializimesh. Opsionet e mundshme janë studimet bachelor, master, doktoraturë, si edhe programe të tjera.

Informacionet e detajuara lidhur me procedurën e aplikimit dhe specializimet e disponueshme gjenden në faqen e Ambasadës www.albania.mid.ru tek butoni “Arsimi në Rusi”. Afati i fundit i aplikimit është data 1 mars. Akordimi i bursave për të rinjtë shqiptarë është iniciativa e përvitshme e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Rusisë dhe Agjencisë Federale të Bashkëpunimit Humanitar Ndërkombëtar “Rossotrudniçestvo”.

Ka vite që ky program realizohet nga shteti rus. Deri më sot në Rusi janë arsimuar qindra studentë nga Shqipëria, të cilët janë diplomuar si specialistë të klasës së lartë në fusha të ndryshme: që nga mjekësia, inxhinieria, jurisprudenca dhe diplomacia deri tek filologjia, turizmi, sporti, muzika, koreografia dhe shumë të tjera. Mos e humbisni këtë shans për të marrë një arsim cilësor të nivelit botëror dhe njëkohësisht për t’u njohur nga afër me Rusinë, vendin e kulturës së madhe dhe traditave të jashtëzakonshme.

Tiranë, më 1 shkurt 2018

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne