Studimi: Shqipëria nuk u jep ndihmë sociale as 10 % të të papunëve

Megjithëse ideja që bota po përparon në çdo aspekt dominon në opinionin kolektiv, të dhënat e fundit nga Organizata Botërore e Punësimit nuk e dëshmojnë saktësisht këtë gjë.

Sipas ILO vetëm 45% e popullsisë globale përfiton mbrojtje sociale, ndërsa 55% apo rreth 4 miliardë mbeten të pambrojtur edhe pse plotësojnë kushtet për të qenë përfitues.

Sipas shifrave, Shqipëria renditet e 7 në Europë dhe Azinë Qëndrore si shteti me mbulimin më të ulët të të papunëve me ndihmë (pagë) sociale.

Në vendin tonë vetëm 6.9%  të papunëve marrin siguri nga paga sociale, ndërsa Serbia mbulon 8.8% të kësaj kategorie, Maqedonia 11.5 %.

Ndërkohë shtetet, të cilat ofrojnë mbrojtje sociale 100% për të papunët janë Irlanda, Finlanda, Gjermania, Belgjika dhe Austria.

Siguria që ofron mbrojtja sociale luan një rol kyç në sigurinë e të ardhurave për gratë dhe burrat në moshë pune, shpjegon ILO. Kjo mrojtje sociale është në disa forma si: pagesa e lindjes, mbështetjes së papunësisë, mbrojtjes nga dëmtimet e punësimit dhe përfitimet e aftësisë së kufizuar.

Këto skema kontribuojnë për të ardhurat dhe kërkesën agregate, për të rritur kapitalin njerëzor dhe për të promovuar punësim të denjë dhe produktiv. Mbrojtja sociale gjithashtu lehtëson ndryshimet strukturore brenda ekonomive dhe tregjeve të punës, si dhe kontribuon në rritjen gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Sakaq në Shqipëri, mijëra familje janë përjashtuar nga skema e përfitimit të mbrojtjes sociale, pasi sipas një skeme të qeverisë ata klasifikohen të aftë për punë, a thua se vendi i lirë i punës është duke i pritur aty pas dere.

Gjetjet më interesante nga raporti i sipërpërmendur:

– Mbulimi i mbrojtjes sociale për personat në moshë pune është ende i kufizuar. Pavarësisht nga ndikimet pozitive të zhvillimit të mbështetjes së grave që lindin fëmijë, vetëm 41.1 për qind e nënave me të porsalindurit marrin një përfitim lindjeje, ndërsa 83 milionë nëna të reja mbeten të zbuluara.

– Ndërsa vetëm 21.8 për qind e punëtorëve të papunë janë të mbuluar nga përfitimet e papunësisë, 152 milionë punonjës të papunë mbeten pa mbulim, në botë.

– Vetëm një pakicë e fuqisë punëtore globale ka qasje efektive në mbrojtjen sociale.

– Të dhënat e reja të ILO gjithashtu tregojnë se vetëm 27.8 për qind e personave me aftësi të kufizuara në mbarë botën marrin një përfitim invaliditeti.

– Vlerësimet e shpenzimeve tregojnë se në mbarë botën vetëm 3.2 për qind e PBB-së shpenzohen në mbrojtjen sociale publike, për të siguruar sigurimin e të ardhurave për personat në moshë pune, megjithëse ato përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë globale.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne